TË NDERUAR VIZITORË, MIRË SE ERDHËT NË UEB FAQEN TONË!

Instituti i Shëndetit Publik - Klinika Hematologjike Universitare-Shkup është institucioni i vetëm shëndetësor, në Republikën е Maqedonisë i cili siguron shërbime shëndetësore në fushën e hematologjisë. Në Klinikën tonё mbrenda njё viti kryhen mё shumë se 10000 kontrolle specijalistiko-konsultative hematologjike dhe diagnostifikohen dhe mjekohen më shumë se 400 pacientë me sëmundje hematologjike malinje. 
Qëllimi ynë kryesor është të sigurojmë trajtim më të mirë dhe më bashkëkohor, nga diagnostifikimi e deri tek shërimi. 
Posedojmë personel të lartë dhe të edukuar mjekësor i cili merret me aktivitete klinikore dhe shkencore të të gjitha sferave të hematologjisë bashkëkohore.
Prioriteti jonë për secilin pacient, është procedura e shpejtë diagnostifikuese adekuate dhe bashkëkohore si dhe proceset e terapisë individuale sipas mjeksisë të bazuar në fakte. Kjo qasje, mund t’i sjellë rezultat më të mirë çdo pacienti.

Ekipi i Klinikës Hematologjike Universitare është i përbërë nga një kuadër i lartë i specijalizuar,
të cilët janë të trajnuar për trajtim të të gjithave sëmunjdev dhe gjendjeve që hyjnë në spektrin e
hematologjisë dhe gjendjeve të lidhura me të.

header-zgom.jpg