INFORMATA TË PËRGJITHSHME

ISHP KU për HEMATOLOGJI është person juridik i pavarur për kujdes të specijalizuar mjekësor, e cila është e vetmja që kryen mbrojtje shëndetësore specijalistike-konsultative sekundare dhe terciare dhe mbrojtje spitalore terciare në sferën e hematologjisë. 

Klinika është institucion i specijalizuar e cila siguron dhe ju vë në dispozicion shërbime kualitative të sferës së hematologjisë, kryesisht për qytetarët e R.së Maqedonisë. Ekipi i kualifikuar vazhdimisht i avancon metodat për diagnostifikim dhe terapi sipas mjeksisë së bazuar në fakte.    

ISHP KU për HEMATOLOGJI në veprimtarinë e saj zbaton parimet në vijim:

  • Parimi shkencor i cili në procedurat e ndërrmara terapeutike është bazuar në njohuritë bashkëkohore të fushës së mjekësisë dhe shkencave tjera përkatëse,të vëna në praktikë 
  • Parimi i realitetit, në të ofruarit dhe të priturit, si rezultat i bazuar në kushtet dhe rrethanat e dhëna 
  • Parimi i respektimit të personalitetit të të sëmurit dhe motivimit për pjesëmarrje aktive në mbrotjen e shëndetit

ISHP KU për HEMATOLOGJI, në punën e saj, i zbaton metodat në vijim:

  • Punë kolektive multidisciplinore të ekipeve të përbëra nga profile të ndryshme të ekspertëve varësisht nga natyra e problemit që duhet të zgjidhet.   
  • Qasje ndaj ambulancës dhe spitalit për shërimin e pacientëve të moshës më madhore dhe
  • Metodën epidemiologjike dhe social-mjekësore përmes së cilës perceptohet  gjendja shëndtësore dhe bashkë me të edhe dimenzioni ekonomik, dhe gjen mënyrë për tejkalimin e saj. 

Klinika promovon aktivitete edukative dhe hulumtime shkencore drejt kujdesit më të lartë të avancuar ndaj pacientëve me sëmundje hematologjike.  

Shërbimet që u mundëson pacientëve, si nga aspekti i vëllimit ashtu edhe i kualitetit janë në nivel të arritjeve të larta shkencore botërore në sferën e hematologjisë. 

Ekipi i ekspertëve në Klinikë është i përbërë nga profesorë universitar, hematologë subspecijalist dhe internistë specijalist. (Linku për të gjithë)

TË DHËNA ELEMENTARE

Institucioni i shëndetit publik KLINIKA UNIVERSITARE E HEMATOLOGJISË Shkup, është e themeluar nga Qeveria e Republikës së Maqedonisë, me qëllim të sigurojë në rend të parë mbrojtje shëndetësore spitalore dhe jasht saj për të gjithë pacientët e territorit të Republikës së Maqedonisë. 

Klinika gjendet në qytetin e Shkupit, në bul. Nënë Tereza nr.17, në afërsi të qendrës së qytetit.

Mundësitë bashkëkohore për diagnostifikim dhe terapi e bëjnë Klinikën si qendër regjionale e cila kujdeset edhe për pacientët e shtetit fqinjë, Republikës së Kosovës, me sëmundje hematologjike malinje.  

STRUKTURA E INSTITUCIONIT TË SHËNDETIT PUBLIK

Puna në Klinikë është e strukturuar në tri pjesë organizative:

  • Administrata
  • Pjesa medicinale
  • Pjesa jomedicinale

Pjesa e mjekësisë ndahet në njëmbëdhjetë reparte.

Organi më i lartë i Klinikës është bordi drjetues i përbërë prej pesë anëtarëve (tre anëtarë të jashtëm dhe dy të brendshëm) 

Klinikën dhe koordinimin e aktiviteteve e udhëheqin dy drejtorë: drejtori medicinal dhe drejtori organizativ. 

Është i formuar kolektiv i kualifikuar prej dy drejtorëve, udhëheqësve të njësvie organizative dhe motrës kryesore medicinale.