EFEKTET ANËSORE TË PADËSHIRUARA NGA TRAJTIMI I KEMIOTERAPISË

Lufta me sëmundjet  malinje paraqitet si një ndër sfidat më të rënda,  te cilën pacienti i sëmurë dhe familja e tij duhet ta përballojnë në jetë. 

Ajo çdo ditë kërkon përkushtim 24 orësh, e cila rëndon si trupin ashtu edhe shëndetin mendor. 

Sëmundja hematologjike malinje mund ta kaplon pacientin në më shumë mënyra – vetë sëmundja, trajtimet agresive të cilat shfrytëzohen si luftë kundër saj si dhe efektet anësore nga trajtimet e lartëpërmendura.  Ballafaqimi me efektet anësore trupore mund të sjell edhe shkatërrim të gjendjes emocionale të vetë pacientit. 

Teksti në vijim ka për qëllim t’ua mundësojë se si më lehtë të kuptohen efektet trupore dhe emocionale të padëshiruara, që lidhen me sëmundjet malinje, si dhe ta orientojë pacientin drejt eliminimit të stresit dhe mbajtjes nën kontroll të të gjithë situatës. 

Çrregullimet e oreksit

Nuk është e pazakontë te pacientët me sëmundje malinje të ketë rënie të ndjeshme oreksi deri në humbjen e plotë të saj. Arsyet mund të jenë:

  • Trajtimet, siç janë kirurgjia, kemioterapia dhe rrezatimi
  • Dhimbjet
  • Konstipacioni (kapsllëku)
  • Gjendjet mjeksore siç janë dridhjet, pneumonia ose frymëmarrje të rënduara  
  • Efektet anësore nga ilaçet të caktuara 
  • Vuajtjet dhe depresioni
  • Anksioziteti

Më poshtë janë hartuar disa masa që pacientët duhet ti ndërmarrin për ti tejkaluar ndryshimet që ndodhin në oreks, edhe atë: 

  • Hani shpesh por sasi më të vogla ushqimi. Shfrytëzoni alarm si mjet paralajmërues për vaktin ushqimor 
  • Hani mëngjesin – Atëherë jeni të urritur në mënyrë natyrale, do të thotë mëngjesin si vakt të parë të ditës.
  • Bëni ushtrime të lehta për ta stimuluar oreksin tuaj.
  • Lëreni ushqimin afër jush. 
  • Pini koktej ushqyes (shejk), vakte të pasura me proteina. 
  • Mënjanoni ushqimet e fërguara dhe me yndyrë.
  • Nëse ende nuk keni oreks, konsultohuni me mjekun tuaj. Mund të ju rekomandohen ilaçe për stimulimin e tij.

Ndryshim të shijes dhe aromave të ushqimit 

Pacientët të cilët mjekohen me kemioterapi, mund të përballen me ndryshim të shijes dhe aromave, nga të cilat më pas hasin vështirësi në të ushqyerit. 

Më poshtë janë hartuar disa këshilla që do tu ndihmojnë pacientëve për të pasur sadopak ushqim më tërheqës: 

  • Pini më shumë lëngje. Shfrytëzoni fruta ose barishte për shije më të mire të ujit. Provoni gjithashtu të pini çajra bimor pa kofein ose lëngje nga xhenxhefili.
  • Kujdesuni për gojën tuaj. Lani dhëmbët dhe gjuhën pas secilit vakt. Shpërlajeni gojën para se të hani me përbërjen në vijim: ¼ e lugës sodë bikarbona, të përzier në gjysmë gote ujë. 
  • Limon ose pemë të freskëta të ngrira (rrush, pjepër ose portokall) mund të ndihmojnë në pastrimin e mishit të dhëmbëve para ngrënies.
  • Shfrytëzoni çamçakëz (pa sheqer), pepermint ose ca pika limoni.
  • Nëse keni shije metalike në gojë, shfrytëzoni mjete plastike për ngrënie dhe shmangini ushqimet e konzervuara, mishin e marinuar dhe përgaditur në lëngje të ëmbla, sose, pemë dhe venë.
  • Përfshini dhe burime tjera të proteinave në ushqimet tuaja, siç janë peshku, vezët, fasule, arra, qumësht, djathë, jogurt, buter të kikirikut dhe protein pluhur. 
  • Nëse ushqimi që e konsumoni është më tepër i kripur ose ka shije të hidhur, mund të ju ndihmojë shtimi i mjaltës në të ose xhem.
  • Nëse ushqimi që e konsumoni është me shije më të ëmbël, shtoni limon, uthull ose balsamik dhe zmadhojeni shijen më të kripur.
  • Provojini mëlmesat që zakonisht nuk i keni përdorur.
  • Për ta zvogëluar aromën e ushqimit, hani ushqim të ftohtë ose me temperaturë dhome. Provoni edhe supa. Shmangiuni qëndrimeve në hapësirat ku përgaditet ushqimi.

Ndryshimet e trupit 

Pothuajse secili pacient kalon nëpër fazat e shqetësimeve rreth ndryshimeve që i bëhen trupit të tij. Rol të rëndësishëm luan përkrahja plotësuese dhe udhëzime të cilat do tu ndihmojnë të ballafaqoheni me këto probleme.

Fotografia e trupit është ajo se si ju e shikoni  pamjen tuaj. Ajo përfshin mënyrën me të cilin e shihni trupin, mendoni dhe ndjeheni për të gjitha aspektet e tij si dhe mënyrën se si funskionon.  

Fotografia apo pamja e trupit tuaj mund të ndryshojë me  kalimin e kohës dhe është nën ndikiminin e faktit se si e përjetoni në atë moment.

Edhe pse mund të ketë dallim të rëndësishëm mes faktit se si ju e shikoni trupin tuaj dhe si të tjerët e shohin, përsëri qëndrimet dhe ndjenjat personale për të, janë ato që luajnë më së shumti rol.

Sëmundja dhe tretmani i tij mund ta ndryshojnë pamjen dhe mënyrën me të cilën funksionon trupi i pacientit. 

Më së shpeshti pacientët janë të shqetësuar nga paraqitjet në vijim:

  • Njolla në lëkurë / shtrembërime
  • Gjymtyrë të fryer (limfedema)
  • Diskolorimi i lëkurës (verdhëza) 
  • Rënia e flokëve
  • Humbja e dhëmbëve
  • Ndryshime senzorike (neuropatija)
  • Dhimbjet
  • Lodhja
  • Inkontencioni i zorrës së trashë/ fshikëzës së urinës
  • Disfunksionim seksual 
  • Humbje ose shtim peshe
  • Çregullim në lëvizshmëri
  • Çrregullime në të folur, gëlltitje, shikimi ose dëgjim
  • Humbja e krahut ose këmbës
  • Shfrytëzimi i protezave

Si rezultat i këtyre çrregullimeve, pacientëve u shkaktohen vuajtje si depresioni, anksioziteti, shkëputje nga shoqëria dhe izolim.Shumë pacientë, si meshkuj ashtu dhe femra, nuk duan të flasin rreth këtyre çështjeve personale dhe pyetjeve private, madje edhe me më të afërmit.                                                 

Кlinika  Hematologjike – Shkup së bashku me mjekët e saj janë këtu për të gjithë pyetjet dhe pasiguritë tuaja.

Kemioterapia dhe rënia e flokëve

Pse kemioterapia shkakton rënie të flokëve?

  • Pjesa më e madhe e pacientëve të cilët mjekohen me kemioterapi, përjetojnë rënie të flokëve.. Barnat e kemioterapisë i shkatërrojnë edhe qelizat e shëndosha në zhvillim e sipër, pasiqë nuk mund ti klasifikojnë qelizat kanceroze dhe qelizat tjera normale të cilat riprodhohen  shpejtë dhe ripërsërihen. Të këtilla janë qelizat folikule të flokëve. Dhe si rezultat, pacientët të cilët pranojnë kemioterapi humbin qimet në tërë trupin. 
  • Se a do të paraqitet humbja e flokëve varet nga lloji dhe doza e kemioterapeutikut. Që të jeni të përgaditur, pyeteni mjekun tuaj se sa trajtimi juaj kemioterapik do të ndikojë në rënien e flokëve.
  • Rënia e flokëve nga kemioterapia zakonisht fillon nga dita e 7të deri ne ditën e 21të pas nisjes së terapisë. Мe rëndësi është që flokët përsëri fillojnë të rriten pas mbarimit te trajtimit. Disa njerëzve flokët u bien gjatë kohës së trajtimit. Koha e duhur për rritje të re të flokëve mund të jetë prej 3-12 muaj. Ndonjëherë flokët e reja mund të zhvillohen në formë të re ( nga flokë të drejta paraprakisht,në flokë të dredhura …) ose ngjyrë tjetër.

Ballafaqimi me rënien e flokëve nga kemioterapia

Edhe pse rënia e flokëve nga kemioterapia nuk mund të pengohet, përsëri egzistojne mekanizma që mundësojnë pacientët më lehtë të ballafaqohen me situatën e re që krijohet.

  • Mendoni për një shkurtim ose prerje te plotë të flokëve,kur do të fillon procesi i rënies
  • Shfytëzoni shampo dhe brusha të buta për flokë
  • Shmangiuni tharjes së flokëve me tharës, presa për flokë dhe aparate tjera të nxehta
  • Mbroni kokën nga dielli me kapelë ose krem për rrezitje
  • Jeni kreativ! Mbani shallëra shumëngjyrësh, turbane ose kapela. Sigurohuni të mos jenë shumë të ngushta për të mos shkatuar irritim të kokës
  • Paruket janë opsion, edhe pse paruket e mira dhe kualitetive mund të kushtojnë shumë, mund ti kërkoni të njejtat si donacione nëpër shoqata të pacientëve (linku i shoqatës)

HISTORI PERSONALE  – SI TË SILLENI ME  NJE MIK/E TUAJ I CILI/E CILA KA HUMBUR FLOKËT 

Si ta mbështetni një mik/e  

Kur një mik/e i juaji/e juaja mjekohet me kemioterapi, sigurisht do të kaloni nëpër situate specifike me të cilat përballohet pacienti. Një përjetim i tillë është humbja e flokëve.

Eshtë e shumëpritur se miqtë duan t’u ndihmojnë dhe të jenë përkrahës të pacientëve të cilët pësojnë humbje të flokëve. Ja disa këshilla se si më së miri mund të ndihmoni:

1. Të kuptuarit dhe ndarja e dhimbjes së bashku.

Dëshmi: “ Kur nisën të më bien flokët, në gjysmën e procesit të mjekimit me kemioterapi, në një fare mënyre ndjehesha e shqetësuar se çfarë do të bëjë pa flokë. Por dhimbjen që e ndjeja ishte shumë intensive. Luftoja me të. Humbja e flokëve ishte reale dhe e dhimbshme. Më duhesh miqtë për të mi kuptuar emocionet të cilat më mundonin.”

Mund ta përkrahni mikun/miken tuaj duke e ngushëlluar për vuajtjet e tij/saj, duke e pranuar humbjen e tij/saj si dhe duke ua bërë me dije se është në rregull të vuajnë.

2. Përgadituni për përgjigje mbështetëse kur do ta shihni mikun/miken tuaj 

Para humbjes së flokëve, miku/mikja juaj ndoshta nuk do të duket si i/e sëmurë. 

Por, përvojat flasin se është shqetësues momenti kur për herë të parë shohim dikë që i ka humbur flokët. Eshtë si një goditje emocionale edhe për ju dhe është e natyrshme të ndjeheni të shqetësuar për mikun/miken tuaj. Edhe ai/ajo do të ndihet e pakënaqur dhe në pritje se si do reagoni.

Përgjatë këtij takimi të parë, tentoni  të ju përgjigjeni emocioneve të tij/saj. Nëse qan, qani dhe ju bashkë me të. Nëse është optimist dhe reagon në mënyrë normale, buzëqeshni dhe ndiqeni disponimin e tij/saj. 

Nëse keni humbur dike që ka luftuar me sëmundje malinje, dhe duke e shikuar humbjen e flokëve të mikut/mikes suaj, mund të ju shkaktohen kujtime të dhimbshme. Me rëndësi është të jeni të përgaditur emocionalisht, ashtu që kur ta takoni mikun/miken tuaj do të jeni të gatshëm ta ngushëlloni dhe inkurajoni. Shpreheni mbështetjen tuaj me fjalë dhe vepra, ashtuqë të ndiheni se jeni në një luftë të pëbarshkët.  

3. Mos thuani asnjëherë: "Do ju rriten flokët përsëri!"

Këto fjalë në fakt duhet të jenë inkurajuse, por  mund të ndjehet sikur ia minimizoni atë se në çfarë kalon pacienti. E vërtetë është që kur miku/mikja juaj do të mbarojë me kemioterapi, flokët e tij/saj do të rriten përsëri. Megjithatë, mund edhe të kalojnë disa vite derisa flokët ti kthehen gjatësisë së mëparshme, para nisjes së terapisë.  

Kur flokët e tij/saj do të rriten, mund tu ndryshojë edhe kualiteti i tyre, flokët që kanë qenë te dredhura më pare, mund të dalin të drejta, ndërsa flokët e drejta të dalin të dredhura. Duhet të jetë i/e pregaditur se duhen disa vite që përsëri flkët të riten me gjatësi më të madhe, prej rrënjëve deri  tek supet.

Do të thotë, i vërtetë është fakti që flokë e tij/saj do të rriten prapë, por ai/ajo do të jetojë vazhdimisht me këtë kujtesë të dukshme për sëmundjen e saj periudhë më të gjatë kohore. Ju duhet të jeni real dhe ti’a pranoni dhimbjet. 

Mbështetja juaj ndikon në ndryshime

Ne shpresojmë që këto rreshta do t’u ndihmojnë se si ti ofroni mbështetje mikut/mikes suaj kur do përjetojnë humbje të flokëve. Parashtroni pyetje dhe kuptoni se si ndjehet miku/mikja juaj pas këtyre ndryshimeve. Pa dallim se ai/ajo ju tregon parukë ose qan përderisa qeth vet flokët, prania dhe përkrahja jote do të jetë e dobishme për të.

Neuropatia periferike dhe kemioterapia

Trajtimet e caktuara me kemioterapi mund të shkaktojnë dëmtim të sistemit nervor që përbëhet prej gjitha nervave jashtë trurit dhe palcës kurizore.  

Gjendja emërohet si neuropati periferike dhe më së shpeshti ajo shkakton ndjesi të shpuarjes, siklet, dobësim  ose ngurtësi të duarve ose këmbëve. Simptomat varet nga lloji dhe lokacioni i nervave të dëmtuara. 

Simptomet tjera të neuropatisë periferike janë:

  • Dhimbje ose siklet, veqanërisht në gishtat e duarve ose këmbëve
  • Humbje e ekulibrit, vështirësi në të ecur ose rënie të shpeshta
  • Vështirësi në ngrerjen e gjërave ose ne mbërthimin e veshjeve
  • Dhimbje të gojës/dhimbje të fytyrës/ nofullës
  • Humbja e dëgjimit
  • Humbja e shqisës së temperatures (reagim ndaj të ftohtit ose të nxehtit)
  • Dhimbjet e stomakut
  • Humbja e ekuilibrit
  • Problem në të ecur
  • Kapsllëk

Nëse keni një ose më shumë nga këto simptoma, menjëherë duhet ta lajmëroni mjekun tuaj. Disa ilaçe mund ta lehtësojnë neuropatinë, ndërsa terapia fizikale gjitashtu mund t’u ndihmojë ta ruani funksionimin normal.

Cfarë shkakton neuropati tek pacientët nën kemioterapi?

Shumë faktorë mund të jenë shkaktarë të neuropatisë periferike. Ajo mund të paraqitet nga marrja e ilaçeve të ndryshme nga grupa e vinka alkaloideve (vinkristin, vinblastin), komponimet e platinit (cisplatin,carboplatin), proteozom inhibitorët (bortezomib), etj. 

Cfarë mund pacientët të bëjnë për ti lehtësuar simtomat e neuropatisë periferike?

Nëse neuropatia juaj është e lidhur me kemioterapinë, onkologu juaj mund të vendos se a është efektive të zvogëlohet doza  e kemioterapisë ose ta ndërrojë rezhimin e terapisë.

Nëse është e lidhur me sheqerin, shpesh mund ta lehëtsoni progresin e neuropatisë periferike me kontroll më të mire të sheqerit në trup.

Përveç kësaj, aktivitetet fizike mund të ju ndihmoj në qarkullimin e gjakut në sipërfaqet e prekura. Disa pacientëve mund t’u ndihmojë edhe akupunktura.Ndonjëherëmund të ndihmojnë edhe ilaçet e grupës antiepileptik, të cilat mund të merren vet me recet, si karbamazepin dhe pregabalin(lirika). Poashtu ndihmojnë edhe terapija pa recet siç janë  - acetil-l-karnitin, kalcium, magnezium, glutamin. 

Detyrimisht konsultohuni me mjekun tuaj para se të shfrytëzoni ndonjërën nga ilaqet e lartëpërmendura. 

Në çfarë mënyre pacientët me sëmundje malinje mund ta ndalojnë zhvillimin e e neuropatisë periferike? 

Nëse keni probleme tjera shëndetësore, siç janë diabeti (sheqeri), që mund ta përkeqësojnë neuropatinë, duhet t’i mbani nën kontroll. Kufizoni konsumimin e alkoholit. Hani me kujdes ushqim të balansuar. Dhe nënkuptohet, patjetër konsultohuni me mjekun tuaj për rreziqet e zhvillimit të neuropatisë.

Sa zgjasin simptomat e neuropatisë periferike? 

Cdo rast, është histori në vete. Ngaqë neuropatija shkaktohet nga dëmtimi i nervave, kohëzgjatja në masë mëtë madhe varet nga ajo se në çfarë mënyre nervat tuaja janë duke u përmirësuar. Ajo përsëri varet nga kohëzgjatja e trajtimit tuaj, shkallën e dëmtimit, në rast të neuropatisë të shkaktuar nga kemioterapia, pranimi i dozës së ilaçit. 

Më së shpeshti neuropatija periferike zhvillohet deri në një shkallë  të caktuar, por numrit më të madh të pacientëve, u mbetet përgjithmonë.

Njerëzit të cilët vuajnë nga neuropatija periferike humbin aftësinë e të ndjenjurit të temperaturave ekstreme në sipërfaqen ku ka prekur ajo.

Cfarë duhet të neglizhojnë pacientët me sëmundje malinje dhe neuropati periferike për të mos pësuar djegie ose lëndim ? 

  • Сdoherë mbathni këpucë për ti mbrojtur këmbët nga ndonjë lëndim. Gjithashtu, patjetër duhet ti kontrolloni këmbët çdo ditë nëse është paraqitur ndonjë plagë.
  • Keni kujdes kur shfrytëzoni gjëra të vjetëruara, ose plotësisht shmangni atyreve. Gjithashtu, pasiqë neuropatija zakonisht i dobëson lëvizjet tuaja, me kujdes ose neglizhoni të përdorni ndonjë makinë ose të vozitni veturë.
  • Para se ta lëshoni ujin në duart apo këmbët tuaja, provojeni atë në ndonjë pjesë të trupit – p.sh me pjesën prej bërrylit të krahut – për ta ndjerë nxehtësinë e saj. Gjithashtu shmangni shfrytëzimit të jastëqeve elektrike ose shisheve me ujë të nxehtë për ngrohje.
  • Njerëzit me neuropati janë më të prirur drejt rënies, sepse ato më rëndë ia dalin ta ndjejne tokën poshtë tyre, veçanërisht në errësire ose hapësirë të mbyllur. Për këtë arsye:
  • Shfrytëzoni dritë nate
  • Mbani renditje përreth krevatit dhe mos leni gjëra në dysheme
  • Shfrytëzoni gardhe ose mbajtëse rreth shkallëve 
  • Për larje shfrytëzoni dushkabinë me ndonjë mjet kundër rrëshqitjes 

Neuropatija, gjithashtu, e bën trupin më të ndijshëm ndaj infeksioneve, sepse qarkullimi është më i dobët, ndërsa plagët nuk shërohen. Për këtë arsye, duhet treguar kujdes ndaj lëkurës për mos e lënë të thatë (duke përdorur kremëra, vajëra për fëmijë) për ti parandaluar plasaritjet dhe infeksionet e mundshme.Megjithatë, gjëja më e mirë të cilën mund ta bëni është të  konsultoheni me mjekun tuaj menjëherë sapo të ju shfaqen simptome të neurpatisë.