MIQ TË ISHP KLINIKËS SË HEMATOLOGJISË

“Gjuha  e miqve nuk është  e përbërë nga fjalët, por nga mirëkuptimi.”

ISHP Klinika Universitare e Hematologjisë paraqet institucionin të vetëm shëndetësor dhe shtetëror e cila merret me aktivitete në sferën e hematologjisë në Shtetin tonë.

Në periudhën nga viti 2006, deri në vjeshtën e vitit 2017, 11 vite më vonë, autoritetet shëndetësore të Republikës së Maqedonisë, nuk treguan kujdes elementar për Klinikën dhe asgjë nuk është investuar, as me mjete as me pajijsje.      Në atë periudhë të të ashtuquajturve “reforma në shëndetin Maqedonas”, Klinika jonë ishte tërësisht e lënë pas dore.

Në po këtë periudhë, incidenca e sëmundjeve hematologjike  malinje është rritur në masë të madhe.

Në vitin 2017, pas marrjes borxh, udhëheqësia e re e Klinikës u ballafaqua me sfidën e zgjidhjes së problemeve të mëdha dhe serioze në infrastrukturën e saj. Kushtet në të cilët ishin mjekuar dhe diagnostifikuar pacientët, ishin nën standardet dhe dinjitetit të domosdoshëm të nevojitura për një institut të lartë dhe profesional shëndetësor. Në Klinikën rrjedhte nga çatia , më saktë në pjesën ambulanto-poliklinike e cila është e vendosur në barakën montazhë me çati nga asbesti e cila daton nga vitet e gjashtëdhjeta të shekullit të kaluar. Në stacionar, tualetet ishin drejt shkatërrimit, mobiljet ishin të prishura, pacientët të ekspozuar në diell pa mbrojtje në dritaret, kishte shumë vite që baraka nuk ishte ngjyrosur dhe as e pastruar detalisht.

Nuk kishte as depo të standardizuar për ilaqe.

Klinika nuk posedonte mjete të veta të cilat do të mund ti investonte për sanacionin e saj. Gjegjësisht të hyrat  e vetme në mjetet vetanake në institucionet publike shëndetësore ishin participimet, të cilat Klinika jonë, sipas programit të sëmundjeve malinje nuk i paguan, ndërsa autoritetet paraprake edhe pse ishin të obliguar ti kthejnë paratë, atë nuk e kishin zbatuar.

Për këtë arsye, ishte ngritur aksion për donacion, i cili vazhdon ende, nëpërmjet së cilës  sigurohet ndihmë financiare për riorganizim dhe rikonstruksionim të Klinikës. Deri më tani janë mbledhur mbi 3.000.000.00 denarë.

Ndihemi krenar që në mënyrë publike, në ueb faqen tonë të i’u faleminderohemi  të gjitha kompanive të cilët vite me rradhë bashkopunojnë me Klinikën dhe janë kyqur në këtë aksion, posaqërisht jemi faleminderues edhe ndaj atyre firmave që u treguan përgjegjës ndaj shoqerisë dhe na ndihmuan në mënyre joegoiste.

Miq të platintë

Miq të artë

  1.  

Miq të argjendtë

  1. Elimpekspharm

Miq